http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka gjetur një plastmas me njolla gjaku, me cilin dyshohet të jetë mbështjellë trupi i Jan Prengës. Mësohet se plastmasi është gjetur gjatë kërkimeve që po kryheshin në afërsi të një pusi.Dyshohet që me të jetë mbështjellë trupi i Prengës e më pas të jetë nxjerrë nga resorti ?Golden?. Pranë plastmasit të gjakosur është gjetur edhe një litar, i cili mendohet të jetë përdorur për të lidhur trupin e Prengës.Të dy këta objekte u sekuestruan nga policia si prova materiale dhe pritet që të hedhin dritë mbi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.49-vjeçari u mor peng më 17 janar në Kamëz, është vrarë dhe provat janë siguruar nga kamerat e bodrumit të resortit ?Golden? në Shijak në pronësi të familjes Hajri.Dyshohet se ai u rrëmbye për t?i bërë presion vëllait të tij që ndodhet në një burg në Angli, për grabitjen e një sasie prej 283 kg kokainë të porositur nga grupet kriminale shqiptare.Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ?Arrest me burg? për pesë të dyshuarit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Bëhet fjalë për Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili dhe Olsi Turja.