SHKODËR- Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër ku u raportua për të shtëna me armë. Burime për Report Tv nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit por personat njiheshin me njëri tjetrin.
Kanë qenë dy të rinjtë Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç të cilët kanë shkuar për vrarë 32-vjeçari Taulant Ahmeti. Dy të rinjtë i kanë bërë pritë 32-vjeçarit duke e vëzhguar derisa ai ka zbritur nga makina ku më pas i kanë shkuar të armatosur. Por sapo i janë afruar, Taulant Ahmeti është përballur me armën që i kishte drejtuar Gledis Ustabeqiri. Në këtë moment ka qenë Hygert Muçaj i cili e ka goditur me një shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëme të mëdha, por sërish ky i fundit ka rezistuar. Ahmeti u është përgjigjur me konfrontim fizik dhe në këto moment Ustabeqiri ka qëlluar me armë tre herë për të vrarë Taulant Ahmetin por këtë të fundit e kanë falur plumbat. Pas kësaj ngjarje Gledis Ustabeqiri dhe Hygert Muçaj janë larguar me anë të një makine tip ML me targa AA 250 VH .
Ndërkohë policia pasi ka zbardhur ngjarjen dhe identifikuara autorët është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa në komisariat është shoqëruar vetëm Taulant Ahmeti i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.
Ai ka refuzuar te flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikoje personat që e kanë qëlluar pasi kanë patur kapele dhe syze.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë është regjistruar një ditë më parë në qendër të Shkodrës dhe pason të të pak ditëve më parë ku në pedonalen Kolë Idromeno iu bë atentat një tjetër të ri. Gjatë kësaj ngjarje mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.