#rtvora #oranews
Gruaja e Soni Meços, i cili u plagos lehtë nga një efektiv i FNSH pas një aksidenti ka treguar si ka ndodhur ngjarje.
Për mediat, Dhimitrie Meço rrefen se konflikti nisi për shkak se makina e policit kishte hyrë në oborrin e banesës, duke i dëmtuar makinën e tyre. Më pas ka nisur edhe konflikti. Edhe pse e ndrojtur dhe e rezervuar, gruaja thotë se policie qëlloi me armën e shërbimit.
"Ne ishim në gjumë në atë kohë. Dëgjuam një zhurmë dhe dolëm poshtë. Në kohën që burri pa makinën tonë që e kishte dëmtuar, i foli burri. Ai filloi të shante. Makina e tij u mor me karotrec.
Këtu gjithmonë bëhen aksidente, është makina e tretë që na hyn në shtëpi. E shkrepi armën, por me qëllim pa qëllim nuk e di. Policia na tha që ishte dehur", thotë bashkëshortja e 70-vjeçarit.
Ndërsa vëllai i 70-vjeçarit thotë se kjo pjesë e rrugës është shumë e rrezikshme.
"Këtu është komplet i rrezikshëm. Këtu edhe të zbatosh rregullat e qarkullimit është i rrezikshëm, jo më të ecësh natën. Është për të rritur numrin e vdekjeve", tha vëllai.
Ai thotë se ngjarjen e ka mësuar nga media.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/e-moshuara-ne-fier-tregon-si-ndodhi-konflikti-eshte-makine-e-3-qe-na-hyn-ne-oborr-polici-qelloi-me-arme
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp