A1 Report - Presidenti i Bylis dorëzohet në polici, qëlloi delegatin e FSHF

Report TV 2015-08-21

Views 1

BALLSH - Presidentit i ekipit të Bylysit, Besnik Kapllanaj është dorëzuar në polici pak ditë pas incidentit të ndodhur në përfundim të ndeshjes Bylis-Laci.

Pas ndeshjes së të shtunës së 15 marsit, Kapllanaj akuzohet se ka goditur me sende të forta në kokë delegatin e FSHF-së të ndeshjes, Besnik Cela si dhe ka dhunuar edhe disa futbollsitë të skuadrës kurbinase.

Përpara se të vetëdorëzohej Kapllanaj komunikoi me mediat duke sqaruar se të vërtetën për incidentin e ndodhur do ta rrëfente në polici dhe se ia lë në dorë organeve të drejtësisë dhe disiplinës sportive.

Ai sqaroi se nuk e dinte që ishte në kërkim ndërsa i pyetur nëse e ka goditur apo jo shefin e sektorit të garave në FSHF, Kapllanaj nuk ka komentuar por ka thënë se ketë do e tregojë në polici.

Besnik Kapllanaj po ashtu zyrtarizoi edhe dorëheqjen si President i skuadrës pasi sipas tij kanë ndodhur shumë padrejtësi ndaj Bylisit.

Ky është rasti i parë që pas dhunës të shkaktuar në stadiumet shqiptare çështja ndiqet penalisht edhe pas kallëzimit të bërë nga delegate Cela.

Po sot pritet që për këtë ngjarje të japë verdiktin edhe Komisioni i Disiplinës në FSHF ku Bylisi rrezikon shumë deri edhe në përjashtim nga kompeticioni.

Share This Video


Download

  
Report form