Report TV - Rrëzohen muret antike në Bylis ekspertët:Autoritetet të reagojnë

Report TV 2016-04-06

Views 5

Muret antike të rrëzuara, gurë që ende vidhen nga banorë të papërgjegjshëm të fshatrave të Ballshit dhe Hekalit për të ngritur shtëpitë e tyre, thesare arkeologjike që lihen në mëshirën fatit.

Kjo është gjendja e qytetit antik të Bylisit sot. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i drejton kritika të ashpra Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro lënien pas dore të Bylisit, i cili konsiderohet si një ndër 21 monumentet më të rëndësishme të antikitetit. Gjendja aktuale denoncohet nga forumi nëpërmjet disa fotografive që shoqërohen me këtë koment të Forumit:

?Përkundër propagandës së shfrenuar të Ministrisë së Kulturës për suksese te papara në fushën e mirëmbajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kulturës (të tipit foto në Facebook për qethje bari), gjendja në realitet paraqitet mjerane. Po paraqesim ne këtë album gjendjen e njërit prej siteve të krenarisë sonë në fushen e trashegimise, Bylis, ne muajin Prill 2016. Fotot flasin vete?, vë në dukje forumi.

Ndërkohë edhe planet e marra nga kamera e Report TV në Bylis tregojnë se nuk ka asnjë shenjë kujdesi dhe restaurimi. ?Zoti e mbroftë trashëgiminë tonë se Ministria ka punë të tjera më të rëndësishme. Shpresojmë qe pas këtij publikimi, Zonja Ministre e Kulturës, dhe Zonja Drejtore e IMK të pyesin se ku bie Bylisi, se mbase ku i dihet i bie ndonjëherë rruga andej përgjatë mandatit te tyre?, shprehen anëtaret e forumit të Trashëgimisë kulturore.

Qyteti antik i Bylisit ndodhet në krahun e djathtë të rrugës nacionale Ballsh-me distance 10 km nga Ballshi dhe 1,5 km nga qendra e fshatit Hekal.

Bylisi daton që nga shekulli 4-të para erës sonë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 30 ha.

Share This Video


Download

  
Report form