Ashpersohen tonet ne Kuvend, deputeti-Rucit: Komunist, parti e qelbur

RTV KLAN 2020-02-12

Views 1

Është shoqëruar me tone të ashpra mes Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputetit opozitar, Ralf Gjoni seanca e sotme plenare. Kryeparlamentari i ndërpreu fjalën Gjonit, pasi sipas tij nuk po fliste për ligjin që ishte për diskutim në Kuvend.
Kaq mjaftoi që të ndizej situata në foltoren e Kuvendit, me deputetin që nuk pranoi fillimisht të largohej pasi sipas tij, nuk është pronë private e Ruçit.
Me gjithë insistimin e Gjonit, Ruçi e përjashtoi deputetin. Pas këtij momenti pati ndërhyrje edhe nga deputetë të tjerë opozitarë, si Kujtim Gjuzi që i kërkoi kryeparlamentarit mos ta përjashtonte deputetin. Por edhe ky reagim i Gjuzit u paralajmërua me përjashtim nga Ruçi.
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni ke kohë që nuk po flet për ligjin.
Ralf Gjoni: Për ligjin po flas.
Gramoz Ruçi: S?po flet fare.
Ralf Gjoni: Zoti kryetar kanë dalë të tjerë para meje këtu, unë për temën po flas. Jam këtu për të folur, nuk keni të drejtë të më ndërprisni fjalën. Unë po flas për ligjin, po flas për kontekstin.
Gramoz Ruçi: Ti po flet për gjithë institucionet e shtetit, por për ligjin nuk po flet.
Ralf Gjoni: Nuk keni tagrin të gjykoni në ç?mënyrë e atakoj unë ligjin.
Gramoz Ruçi: E kam unë tagrin.
Ralf Gjoni: Po flas për ligjin dhe nuk kam arritur ende tek ajo pjesë e ligjit.
Gramoz Ruçi: Atëherë të ndërpritet fjala. Fjalën e ka Myslim Murrizi.
Ralf Gjoni: Harroje nuk ulem.
Gramoz Ruçi: Ulu, ulu. Të mos marr masa se ke zaptuar foltore.
Ralf Gjoni: Ça e ke ti këtë, pronë private.
Gramoz Ruçi: Po të tërheq vërejtjen.
Ralf Gjoni: Çfarë po tërheq, unë nuk kam mbaruar fjalimin.
Gramoz Ruçi: Po të tërheq vërejtjen dhe njëherë. Po të të paralajmëroj që do të përjashtoj nga salla.
Ralf Gjoni: Unë pres të mbaroj fjalën. Nuk është pronë private.
Gramoz Ruçi: Do të të përjashtoj nga seanca po të them. Rregullorja, jo unë.
Ralf Gjoni: S?është normale. Kjo është turp, turp e faqja e zezë.
Gramoz Ruçi: Sipas nenin 65, pika B në qoftë se deputeti mban zaptuar foltoren pas dhënies së vërjejes përjashtohet nga seanca. Deputeti Gjoni përjashtohesh nga seanca.
Ralf Gjoni: Shiheni simbolin e komunizmit. Turp. (I drejtohet deputetëve opozitarë) Hë mo ça do bëjmë. Do e durojmë dhe këtë.
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni jeni përjashtuar nga seanca.
Ralf Gjoni: Ju nuk meritoni, Gramoz Ruçi më shih në sy këtu... Nuk e ke pronë private.
Kujtim Gjuzi: Kryetar mos e bëj këtë. Nuk është gjë e mirë. Opozita ca është e cunguar...
Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se të është hequr e drejta e fjalës përjashtohesh dhe ti pastaj.
Kujtim Gjuzi: Punë e madhe.
Gramoz Ruçi: Të mësohemi me rregull.
Ralf Gjoni: Ça jemi ne mo. Pse mo ça e ke ti, pronë private, komunist. Nuk më tremb fare. Komunist, komunist, komunist, kaq. Pse këta do durojmë ne, parti e qelbur./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS