Report TV - 'Po të dëgjoj', pas gjyshe Verës, vjen Niku! Basha vizitë në servis makinash

Report TV 2020-02-12

Views 0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet e tij me qytetarët nën sloganin 'Po të dëgjoj', ku pas pazarit dhe vizitës në shtëpi të gjyshe Verës, ketë herë është ndalur në një servis automjetesh në pronësi të Nikut, një i ri kurajoz që ka ngritur me forcat e veta biznesin e tij.

Gjatë bashkëbisedimit, Niku theksoi se është në kërkim të 'profesionistëve mekanikë, por që janë larguar në Gjermani'. Nga na tjetër Basha theksoi se një tjetër problem është edhe 'çmimi i karburantit dhe cilësia e tij e keqe që dëmtojnë makinat'.

Kryedemokrati theksoi se biznesi i vogël do të jetë një nga prioritetet e programit ekonomik të PD, sapo të vijë në pushtet.

'Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit', shkruan Basha.

Më parë Basha publikoi një video me gjyshe Verën, ku pas pazarit ai zgjodhi ta vizitojë atë edhe në shtëpi. Ajo është një militante e flaktë e Partisë Demokratike, e cila ndjek rregullisht çdo takim të kryedemokratit Basha.

Share This Video


Download

  
Report form