Lideri Demokrat, Lulzim Basha ishte sot në Elbasan ku iu bashkua festimeve të Ditës së Verës. Ai bëri një ecje në sheshin kryesor ku pa nga afër festimet e organizuara nga Bashkia. Basha u shpreh se në këtë Ditë të Shpresës ka besim se duke u bërë bashkë do ndalohet edhe emigracioni dhe të largohet nga vendi e keqja që po vret shpresën.
"Bashkë me familjet autoktone të Elbasanit, një urim i përzemërt për shqiptarët në Ditën e Verës për më shumë mbarësi në familjet e tyre! Në këtë Ditë të Shpresës, kam besim se, duke u bërë së bashku, do t?ia dalim të sjellim Pranverën Shqiptare, që fëmijët e shqiptarëve të mos ikin refugjatë nga papunësia dhe pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Të largojmë të keqen që po vret shpresën dhe të ndërtojmë, së bashku, të ardhmen më të mirë në Shqipëri", u shpreh Basha.