Policia në Hungari mbylli përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë edhe fëmijë, u mblodhën atje dhe kërkuan të kalojnë kufirin.
?Nuk jemi kriminelë, kemi ikur nga lufta, jo nga uria?, thërrisnin emigrantët gjatë natës së shkuar.
Policia hungareze tha përmes një deklarate se pika kufitare Kelebija ?është mbyllur përkohësisht, pasi nuk mund të kalohet për shkak të një grupi të madh emigrantësh në krahun e palës serbe?. Një roje kufitare e Serbisë ndërkohë i tha agjencisë së lajmeve AFP se ?rreth 100 vetë? kishin pritur paqësisht në territorin mes Serbisë dhe Hungarisë, duke kërkuar nga autoritetet hungareze që t?i lejojnë kalimin. Ata nuk kanë shkaktuar asnjë problem.
Mijëra emigrantë që u janë larguar luftrave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, kanë mbetur të bllokuar në Ballkan, ndërkohë që synojnë të arrijnë në ndonjë vend të Europës Perëndimore. Autoritetet hungareze kanë ngritur gardhe me tela përgjatë kufirit për të mos lejuar hyrjen e tyre.
Pas presioneve të fundit megjithatë, u vendos që pika e kalimit kufitar me Serbinë të rihapej.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hungary#Borders#TopChannel