U denoncua se dhunoi recepsionisten në konvikt, Veliaj mesazh Bashës: Mos u bëj si 'lac' rrugësh

Report TV 2020-02-05

Views 0

TIRANE- Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj e ka cilësuar nje sjellje të padenjë atë të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili u fut dje në Godinën nr.4 te Qytetit Studenti, së bashku me 4 te rinj, për të cilën Bashkia e Tiranes e ka paditur se ka dhunuar recepsionisten. Veliaj e krahasoi sjelljen e kreut të PD-se të ngjashme me atë të një 'laci' që nuk njeh shtet apo ligj.

"Për çfarë futesh me dhunë në konvikt? E para e punës, jo, s?ke të drejtë, se po ashtu i bie që çdo lac, çdo rrugaç, çdo trafikant, të futet dhe shkon te secila dhomë gocash, për qefin e vet. ?Unë jam lideri i opozitës?. E çfarë pastaj? Po kur vjen laci i radhës edhe futet nëpër konvikte, domethënë një njeri që nuk njeh autoritetin e shkollës, zihet me pastrueset e konvikteve, edhe me recepsionistën. Kush është student dhe ka qenë në konvikte e di fare mirë se ai rregull është vendosur për të ruajtur integritetin sidomos në vajzave në ato konvikte?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form