TIRANE - Protestë, tensione, debate, ofendime, përjashtime, akuza të forta dhe gati për përplasje fizike. Kjo ka qenë panorama e seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Sherri mes palëve nisi pas përjashtimit nga seanca të Edmond Spahos. Kryetari i grupit të PD, u përjashtua nga seanca për shkak të bllokimit të foltores së Kuvendit, pasi e mori fjalën për të diskutuar jashtë rendit të ditës (për çështjen e ekstradimit të Nazer Seitit). Ruçi ia ndërpreu fjalën, ndërsa Basha dhe grupi i PD nuk e pranuan duke u ngritur në këmbë dhe bllokuar foltoren.
Lideri i PD iu drejtua Ruçit me fjalët ?Hajdut dhe kriminal?, ndërsa kryetari i Kuvendit iu përgjigj; Halabak, mos prek punonjësit e gardës?. Pas 5 minutave pushim, seanca rifilloi, por opozita nuk u largua nga foltorja duke e mbajtur të bllokuar. Pas paralajmërimeve, Ruçi vendosi përjashtimin e Spahos nga seanca dhe heqjen e pagës për ditën e punës. Në rifillimin e seancës për herë të dytë, opozita vijoi që të bllokonte punimet e Kuvendit, ndërsa kryetari Gramoz Ruçi kërkoi nga shërbimet e institucionet, garda, që të nxjerrë jashtë kryetarin e grupit të PD.
Por asgjë nuk ndryshoi, ndërsa Ruçi vijoi punimet e Kuvendit nën brohoritjet ?Hajdut, kriminel? të opozitës, ndërsa u binte pa pushim tavolinave. Në një moment tensioni mes dy grupeve të deputetëve, Ruçi kërkoi edhe ndërhyrjen e gardës për t?i ndarë në kordon. Shumica qëndroi e vendosur duke mos u tërhequr nga rendi i ditës, të cilin e miratoi në fund vetëm me votat e saj, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.