Nisin sot ne SHBA zgjedhjet paraprake presidenciale

RTV KLAN 2020-02-03

Views 0

Iowa hap siparin e zgjedhjeve paraprake në Shtetet e Bashkuara që përcaktojnë kandidatët e dy partive të mëdha që do të përballen me njëri-tjetrin më 3 Nëntor.

Anëtarësitë demokrate dhe republikane do të votojnë shtet më shtet në të 50 njësitë federale gjatë muajve në vijim, deri në plotësimin e numrit të delegatëve përfaqësues të secilit pretendent tek të dyja partitë, të cilët do të miratojnë në konventat kombëtare përkatëse për kandidatin që do të garojë në presidenciale. Konventa e demokratëve mbahet nga 13 deri më 16 Korrik, ndërsa ajo republikane nga 24 deri 27 Gusht.

E teksa për republikanët është e qartë kandidatura e Trump-it, i cili ka përballë dy rivalë thuajse të panjohur brenda partisë, e gjithë vëmendja është tek demokratët. Në garë janë 11 kandidatë, me ish-zv/presidentin Joe Biden dhe Bernie Sanders ndër më kryesorët.

Të dy e përqendruan fushatën e tyre tek beteja kundër Trump-it, ndaj të cilit në Senat po zhvillohet beteja gjyqësore për çështjen e Ukrainës. Por me shumë gjasa nuk do të çojë në shkarkimin e tij, çka do e ndalonte nga kandidimi për një mandat të dytë. Megjithatë sipas analistëve, ky proces mund të ndikojë në një ulje të lehtë të mbështetjes popullore ndaj shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form