Në garë me kohën për qeverinë/ Nënkryetari i LDK, Haziri: Duam kreun e Kuvendit

Top Channel Albania 2020-02-01

Views 0

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në seancën plenare për votimin e Qeverisë, e LDK dhe LVV thonë se do të tentojnë deri në momentet e fundit për arritjen e marrëveshjes.


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë së shtunës ka zhvilluar një takim me anëtarët e ngushtë të kryesisë, pas së cilit nënkryetari Lutfi Haziri njoftoj se pengesa e kryeparlamentarit ende nuk është tejkaluar.

Haziri tha se është duke u punuar për tejkalimin e pengesave, megjithëkëtë sipas tij, parimi kryesor i bisedimeve duhet të jetë përfaqësimi i barabartë.

Ai tha se liderët e partive janë në kontakt të vazhdueshëm por ende s?është caktuar ndonjë takim.

Në anën tjetër anëtar të LVV-së, i kanë bërë thirrje LDK-së që të dorëzohet në kërkesën për të parin e kuvendit.
Seanca plenare për votimin e Qeverisë së re të propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti do të mbahet të hënën në ora 11.

E përveç me LDK-në, VV-ja ende është duke diskutuar me pakicës parlamentare për përfshirjen e tyre në Qeveri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form