Report Tv-Balla: Do kërkojmë përjashtimin e Palokës nga nënkryetari i Kuvendit

Report TV 2019-02-14

Views 0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se socialistët do të kërkojnë shkarkimin e Edi Palokës nga posti i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

"Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë.

Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Më lejoni tu them se grupi i PS nuk duron më që nënkryetari të jetë Paloka dhe në seancën e ardhshme do depozitojmë kërkesën për shkarkimin?- tha Balla.

Këtë qëndrim Taulant Balla e shprehu pasi Paloka sot në parlament, në prani edhe të kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferri, qëlloi me një shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama. Paloka u përjashtua me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit, por socialistët siç paralajmëroi Balla, do të kërkojë largimin nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

Share This Video


Download

  
Report form