TIRANE-Vetëm pak orë pasi kaloi me akt normativ paketa Anti-KÇK, Policia e Shtetit e bërë gati listën me 250 subjektet e para për të ndërhyrë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca i ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv sqaroi se di do të funksionojë, ku do të ndërhyhet dhe çfarë parashikon kjo paketë.
"Janë 250 subjekte që janë dyshuar si të dyshuar që bëjnë pjesë, të dënuar, ndjekje penale, apo pasuri të pajustifikuara. Policia ka qenë gati, por i mungonin instrumentet për të ndërhyrë për të parandaluar veprat e tjera penale. Policia nga ky moment mund të ndërhyjë për të vepruar dhe për t'u hequr mundësi që të shfrytëzojnë pasuritë për veprimtari të tjera kriminale.