Hyn në fuqi paketa/ Të akuzuarit për krime duhet të justifikojnë pasurinë, goditje 'KÇK'

Report TV 2020-01-31

Views 0

TIRANE - Hyn në fuqi paketa ligjore Anti0 KÇK. Sot qeveria në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratoi me akt normativ ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Vendimi u mori pak pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.

"Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën Anti-KÇK dhe Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar", shkroi Rama në rrjetet sociale. 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, doli në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku dha detajet e subjekteve të kësaj pakete që vjen pas konsultimeve edhe me Ministrinë e Brendshme, kryeministrin dhe ekspertët vendas e të huaj. Gjonaj tha se paketa ka të bëë me pasurinë "e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grupe të strukturuara kriminal, në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda".

Por pjesë e paketës Anti-KÇK janë edhe të gjithë ata që ndonëse nuk janë të dënuar por vetëm të akuzuar për krime të rënda, nuk janë dënuar nga drejtësia e korruptuar, nga ata gjyqtarë që po abuzojnë me ligjin për interesa personale dhe korruptive në ditët e fundit para vetingut, duke i lënë të lirë, siç tha Gjonaj. Këta persona - tha ministrja - duhet të "provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre, apo dhe të familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktivitet i paligjshme dhe i pa justifikuar".

Në 'lupën' e Anti KÇK do të jenë edhe të gjithë ata që i kanë fshehur pasuritë e paligjshme duke i transferuar në emra të palëve të treta. "Këto transferime apo transaksione, do të anulohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Persona që kanë bërë këto lloj transferimesh do duhet të japin llogari një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë", tha Gjonaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS