Një banorë i Lezhës të cilit i është thënë të lërë hotelin në Shëngjin, thotë se nuk ka mundësi financiare për të shkuar në shtëpi tjetër, pasi banesa e tij është shkatërruar nga tërmeti. AI kërkon ndihmë nga shteti, teksa ende nuk ka marrë bonus qiraje.
"Unë jam banor i bashkisë së Lezhës, na kanë nxjerrë na kanë sjellë tek "Rafaelo" për të ndenjur deri më 31 mars, kur të vijë banori i fundit do të dilni ju. Kanë tre ditë që na kanë paralajmëruar për të dalë, ndihmë ekonomike kam 6 mijë lekë, kam 4 fëmijëve, një e kam të ndarë, tre fëmijë e gruan me vete, jemi bashkë me gruan të papunë. nuk kemi përfituar bonus qiraje, as ma ka premtuar njeri. Shtëpinë e kam të shkatërruar, ballkoni i katit të pestë më ka rënë sipër. Nuk di ku të shkojmë. Fëmijët i kam sëmurë, njërin e kam në spital. Për sy të ballin, çka me thënë...Me 60 mijë lekë a me ngrënë bukë, a çfarë të bëjmë", tha një banor për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.