Report TV -Qytetari në Durrës: S'iki nga hoteli, vetëm po na nxori policia me dhunë

Report TV 2020-01-06

Views 0

Një tjetër qytetar tha për Report Tv se nga hoteli do të largohet vetëm nëse i nxjerr policia me dhunë, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Ai shprehet se për të marrë banesën me qira duhet tapia e shtëpisë së pronarit, por fakti që disa prej tyre nuk pranojnë, pasi duhet të paguajnë 15% në shtet, por edhe çmimet e larta e bëjnë të pamundur.

"Më kanë lajmëruar për t'u larguar sot. Më ka ardhur....mbrëmë në orën 09:00 të darkës, që sot të dalim. Mirë se po dalim por ku do të shkojmë. Bonusi më ka dalë, por duhet tapia e shtëpisë e pronarit, por ku do të shkoj, jam vetë i katërt, qeveria po na jep një tërmet të dytë. Banesa ime doli e pabanueshme nga komisioni. Nuk e di, nuk kemi ku të shkojmë, vetëm kur të vijë policia të na nxjerrë me dhunë. Për ditë kemi kërkuar për banesë me qira, por është e pamundur, janë çmimet e larta, 300-350 euro, është e pamundur. Ne shpresojmë nga shteti. Shteti na futi këtu, tani të marrë masat, jo sa për të larë gojën dhe tani të na nxjerrin jashtë" tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS