Asnjë inspektim nga autoritetet vendore nuk është bërë në kopshtin jopublik ?Kënaqësia? në qytetin e Durrësit ku denoncohet se ka ndodhur keqtrajtimi i një vogëlusheje 18-muajshe.
Që nga dita kur në trupin e fëmijës u konstatuan shenja dhune në trup, gjyshja dhe e ëma e fëmijës kanë reaguar ndaj edukatores dhe janë përballur me të dhe pronarin e kopshtit, shtetasin Gëzim Dervishi, që ndodhet nën hetim në gjendje të lirë. Aktualisht gjyshja kujdeset për mbesën, ndërsa e ëma punon. Ato kanë zgjedhur të heshtin deri në momentin që çështja do të hetohet dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj.
Pronari i kopshtit mohon dhunën e ushtruar ndaj fëmijës, por se ka marrë masa ndaj personelit.
Në polici, nëna e vogëlushes së dhunuar ka deklaruar se pronari i kopshtit ka tentuar t?i japë para për t?i blerë heshtjen për dhunën ndaj së bijës, ndërsa Dervishi thotë se ka tentuar t?ia japë paratë (5000 lekë) për të mbuluar çdo kontroll shëndetësor për fëmijën.
Teksa qëndron në pozita mohuese ndaj dhunës duke deklaruar se fëmija mund të jetë zënë me fëmijë të tjerë, apo dëmtuar jashtë kopshtit, i proceduar penalisht për dhunë, edhe pse e ka pushuar nga puna edukatoren e dyshuar, nuk di të thotë pse është proceduar ai penalisht dhe jo edukatorja.
Përgjegjësia për çerdhet e kopshtet jopublike mbetet te Ministria e Arsimit, si autoriteti i vetëm që licencon subjektet për ushtrim aktiviteti dhe ofrim shërbimesh për fëmijët në çerdhet dhe kopshtet jopublike, të cilat në të shumtën e rasteve konceptohen si biznese familjare. Madje dhe edukatoret nuk merren në punë përmes portalit, po përmes vlerësimit të pronarëve, apo administratorëve të kopshteve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GëzimDervishi#Durres#TopChannel