Rreziku nga interneti/ Por fëmijët marrin celularë dhurata nga prindërit

Top Channel Albania 2020-01-30

Views 2

Leada është 11 vjeç dhe telefonin e ka mikun e saj të ngushtë. Për të është dhurata më e bukur që prindërit I bënë në 10 vjetorin e lindjes.


Leada:

?Unë kam snapchat, instagram, TIK TOK, Facebook, Twitter? por instagramin dhe tik tokun përdor më shumë. Më shkruajnë aty njerëz që nuk I njoh më pyesin sa vjeç jam, ku jetoj, në cilën lagje.. kërkojnë informacione për mua. Ja të gjitha këto mesazhet mua më kanë ardhur? mami më kontrollon kush më ka cuar kërkesë miqësie, edhe I heq kështu??

Në këtë kohë digjitalizimi, përdoruesit e rrjeteve sociale janë të çdo moshe. Por fëmijët janë më të rrezikuar, pasi nuk e kuptojnë se kush mund të fshihet pas profilit të një rrjeti social.

?Psikologët këshillojnë prindërit që para se t?u shkarkojnë aplikacione të ndryshme fëmijëve të tyre, duhet ta njohin më parë aplikacionit vetë ata dhe rrezikun që përcjell?

Fëmijët ndjekin modelin e prindërve, theksojnë psikologët, ndaj më pak kohë në botën virtuale duhet të qëndrojnë dhe vetë të rriturit.

Valbona Treska, psikologe

?Nuk duhet të qëndrojë I qetë prindi kur e lë fëmijën vetëm në dhomë me telefon, duhet të kenë informacion me kë komunikojnë, kush fshihet pas smartphon-it? se ka raste njohjesh në rrjete sociale, e pastaj ndodhin përdhunime, apo dhe abuzime online? këto duhet t?i parandalojmë?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Interneti#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form