stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një histori e trishtë vjen në ?Stop?, bërë me dije nga drejtoresha e shkollës 9-vjecare ?Vëllazërimi?, në Tiranë. Bëhet fjalë për dy të mitur,10 dhe 12 vjecar, të cilët janë braktisur nga prindërit, dhe jetojnë me gjyshërit. Tërmeti i 26 nëntorit, ka dëmtuar shtëpinë e tyre, që është cilësuar e pabanueshme.Zeqine Abazaj, gjyshja e fëmijëve,tregon, se e bija pas divorcit, i ka braktisur fëmijët, ndërsa ajo i mori në shtëpinë e saj pas tërmetit.Gazetarja e ?Stop? coi në këtë familje ndihma nga 4 shoqata suedeze, ndërsa Besmir Pjetërnikaj i dha një shumë parash.Zoti Pjetërnikaj, i ardhur enkas nga Italia, ishte edhe në Egi centër, ku ndihmoi financiarisht dy familje, familjen Mucaj dhe familjen Visha.