I zuri tokën e varrit që kishte blerë për babanë, 42 vjeçari me probleme mendore vret me sëpatë

Report TV 2020-01-28

Views 2

KORÇË- Një konflikt që kishte nisur pesë vite më parë përfundoi tragjikisht me një person të vrarë me sëpatë në qendër të qytetit dhe në sy të bashkëshortes. Ditën e sotme, Korça u trondit ku rreth orës 14:00, Zamir Topi 42 vjeç qëlloi me sëpatë në kokë Dashnor Osmanin, 50 vjeç. Shkak është bërë një konflikt i hershëm mes tyre, ku viktima kishte varrosur babanë e tij në varrin pranë nënës së autorit, në tokën që 42-vjeçari e kishte blerë për të atin e tij, (sot i gjallë). Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Topi i kishte lënë afat 5 vite dhe më pas i kishte kërkuar që ta zhvarroste babanë, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga viktima, që më vonë i kushtoi dhe jetën. Disa metra larg vendit të ngjarjes, policia mundi të arrestojë Topin dhe të sekuestrojë sëpatën që e la në vendin e krimit.

Share This Video


Download

  
Report form