Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një krim i rëndë në familje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Malësi të Madhe, ku burri ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në Koplik, ku shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç ka vrarë me sëpatë në oborrin e banesës bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurti 42 vjeçe.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të çiftit, dy vajzave dhe një djali.
Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/krim-ne-familje-burri-vret-gruan-me-arme-zjarri-ne-koplik