TIRANË -Prokuroria e Dibrës dhe Prokuroria e Posaçme SPAK kanë hyrë në një ping-pong letërkëmbimesh mes tyre për dosjen "184", e cila lidhet me korrupsionin zgjedhor në Dibër gjatë zgjedhjeve lokaleve 2016.
Më 22 Janar 2020, edhe pse mbajtën për 6 muaj dosjen "184", prokurorët në Dibër, pa bërë asnjë veprim, e kalojnë atë në SPAK, aty ku dikur ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda.