LIBRAZHD - Ismeti, dhe Albina një muaj më parë ishin shtuar me një fëmijë. Çifti i ri banonin në fshatin Librazhd Katund, ndërsa Ismeti siguronte të ardhurat në Greqi. Mëngjesin e 3 prillit ishin nisur drejt Tiranës për të gjetur një shtëpi me qera për të jetuar. Makina me targa AA 655 GB ka dalë nga rruga tek vendi i quajtur Kthesa e Murrashit, poshtë urës së Kanares në fshatin Mirakë dhe duke u mbytur në lumin Shkumbin. Ismet Karaj, 30 vjeç dhe bashkeshortja e tij, Albina Karaj, 19 vjeç kanë vdekur, duke lënë jetim fëmijën 1 muajsh i cili nuk ka qenë me ta në makinë.
(ad.ti/shqiptarja.com)