ELBASAN- Një 75-vjeçar i identifikuar si Nazmi Peqini është mbytur në lumin Shkumbin ku kishte shkuar për të peshkuar.
Trupi i tij është gjetur në fshatin Xibrrakë, në shtratin e lumit Shkumbin. Pas pikasjes së trupit të tij, në vendngjarja ka mbërritur ambulanca, e cila e ka dërguar trupin e të moshuarit në morgun e spitalit të Elbasanit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan
Informacion paraprak
Në fshatin Xibrrakë, në shtratin e lumit Shkumbin është gjetur i mbytur shtetasi N.P. 77 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjarve rezulton se ky shtetas kishte shkuar për të peshikim dhe për pasojë është mbytur.
Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.