Koronavirusi i frikshëm/ Çfarë duhet të dimë për 2019-nCov

Top Channel Albania 2020-01-28

Views 0

Lajmet për përhapjen e ?Coronavirus? po dominojnë në mediat botërore. Dhjetëra persona kanë ndërruar jetë në Kinë. Po si transmentohet virusi e çfarë duhet bërë për t?u mbrojtur?


Ai përhapet shumë shpejt. Numri i të infektuarve ndryshon me orë. Sipas disa zyrtarëve, që nuk duan të identifikohen, të infektuarit në kinë në këtë moment janë rreth 25 mijë vete. Disa dhjetëra persona kanë ndërruar jetë nga virusi, që më parë ishin të sëmurë kronikë.

Raste të infektimit janë konfirmuar në Tajlandë, Japoni, Tajvan, SHBA, Francë, dhe Gjermani. Aeroportet aziatike dhe në vende të tjera kanë futur kontrollet e temperaturës dhe masa të tjera mbrojtëse. Autoritetet kineze thonë se virusi transmentohet nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar është, se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri. Ekspertët e kanë zbuluar tashmë sekuencën gjenetike të ?coronavirus? 2019-nCov, që më parë nuk ishte e diagnostifikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60-të. Por ?Coronavirus? është shumë i fshehtë dhe i transformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen.

Si pasojë këto viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen. Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i ?Coronavirus?, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar. Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik. Zyrtarët kinezë kanë thënë se mbajtësit e virusit të ri janë infektues që në periudhën e inkubacionit, para se të shfaqin simptomat ndryshe nga epidemia sars në 2003.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Coronavirus#China#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form