Pacient në burg prej 20 vjetësh/ Plagosi nënën por duhet të shtrohej në spital psikiatrik

Top Channel Albania 2020-01-28

Views 0

Pas plagosjes së nënës në vitin 2000, për të riun shqiptar me iniciale A.B , një vit më vonë, u vendos pushimi i gjykimit të çështjes penale dhe shtrimi për mjekim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik në Tiranë, për shkak të problemeve mendore të të pandehurit.


Por edhe pse kanë kaluar 20 vite, ky vendim nuk është zbatuar. Ai po vuan dënimin në burgun e Zaharisë në Krujë.

?Ndëshkimi që ka vendosur gjykata e Strasburgut, për rastin konkret, bëhet fjalë për rreth 25 mijë euro. Nga ana tjetër kjo legjitimon edhe të gjithë ata qytetarë që sot ndodhen në situatë të njëjtë me atë që e ka çuar çështjen në gjykatën e Strasburgut. Pra mund të ketë edhe raste të tjera e kjo rrit koston financiare të buxhetit të shtetit?, shprehet Robert Gajda.

?Janë taksat tona që ju paguhen për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit?, ka thënë Eglantina Bardhi, përfaqësues ?Together 4 life?.

Në të njëjtën situatë janë gjithsej 275 shtetas të cilët në vend të trajtohen si pacientë në institucione të veçanta mjekësore për ta, ndodhen në spitalet e burgjeve të Tiranës dhe Krujës. Pavarësisht se vetë ligji për shëndetin mendor detyron Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që personat me çrregullime mendore, duke përfshirë edhe personat e papërgjegjshëm penalisht, të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RobertGajda#Strasburg#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS