Teksa ditën e sotme kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës së urisë, një prej naftëtarëve të Ballshit ka shfaqur problem shëndetësore dhe është detyruar të shkojë me urgjencë në spitalin e Ballshit.
Top Channel mëson se grevisti i sëmurë quhet Pirro Hoxhara dhe për shkak të problemeve shëndetësore ai ka lënë grevën dhe është dërguar në spital. Hoxhara ka shfaqur problem të theksuar me tensionin, pasi prej 9 ditësh është në grevë urie së bashku me punëtorët e tjerë të rafinerisë së naftës në Ballsh pasi nuk kanë marrë rrogat.
Gjithsej janë 760 punonjës të rafinerisë së përpunimit të naftës në Ballsh të cilët prej 5 muajsh nuk marrin rrogat. Prej disa ditësh ata kanë nisur protestat dhe grevën duke kërkuar që t?u paguhen detyrimet e prapambetura. Ata kërkojnë gjithashtu që nga ana e kompanisë të zbatohet ligji për dokumentacionin e naftëtarëve që plotësojnë kushtet për pension të parakohshëm.
Ndërkohë ditën e sotme ata kanë tentuar që të hyjnë për të bllokuar edhe uzinën e Ballshit por më pas bisedimeve me negociatorët kanë lënë afat 24-orë për pagesën e të paktën 4 muajve të fundit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greve#Ballsh#TopChannel