Një ditë më parë në Berat u shënua një ngjarje e rëndë, ku dy vdiqën dy foshnje 5-muajshe të familjes Agalliu, Rojani dhe Rojeli. Familja dyshon te qumështi me kuti, ndërsa mjekët te asfiksia nga soba, teksa hetimet vijojnë. Një ditë pas tragjedisë kamera e Report Tv ishte në familjen Agalliu. Nëna e binjakëve Merushe Agalliu u shpreh se fëmijët i ushqente me qumësht kutie dhe se nuk kishin shfaqur asnjëherë probleme. Ajo kërkon që të zbardhet ngjarja për të mësuar shkaqet që i morën jetën dy fëmijëve.