Më shumë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës, sugjeron Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, me qëllim që të fillojnë negociatat aderuese me BE-në. Zhbogar në Komisionin Parlamentar për Sistem Politik, bëri thirrje që Kuvendi të fokusohet në Ligjin për Prokurori Publike, në Kodin Zgjedhor, por edhe në procesin për pajtim politik ?Zhan Mone?, që të zvogëlohen tensionet politike para zgjedhjeve.
?Lidhur me zgjedhjet, në fakt shtyllën e tretë, presim zgjedhje të lira e demokratike. Njëkohësisht duhet të themi se fushata zgjedhore edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht. Tashmë ajo ka filluar qysh në Tetor, kur u publikua rezultati i datës së negociatave dhe me rritjen e fushatës rriten tensionet politike që reflektohen në gjithë shoqërinë?.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, premtimet për negociata të BE-së, janë të shkallës së dytë për Brukselin. Siç tha, prioritet për unionin është buxheti, e jo zgjerimi.
?Çdoherë gjenden justifikime të mira që kjo temë të zhvendoset për një semestër tjetër. Kështu ka qenë gjatë 16 viteve të kaluara, nga Samiti në Selanik. Ne jemi të kënaqur nga deklaratat pozitive dhe qëllimet e Komisionerit të ri për Zgjerim, por më duhet të them se ka një dallim të madh mes entuziazmit fillestar të Komisionerit të ri dhe vizionit strategjik, ose qëllimeve kombëtare të liderëve të vendeve anëtare të BE-së?.
Në Komisionin Parlamentar, Ambasadorja e Kroacisë në Shkup, Nives Tiganj, ka përmendur prioritetet e kryesimit kroat me BE-në, ku krahas kornizës financiare dhe BREXIT-it, lartë në axhendë do të jetë edhe procesi i zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.
Tv Klan