Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Polikanët kanë zgjedhur festën e Krishtlindjes që ti bëjnë apel mazhorancës dhe opozitës për më shumë bashkëpunim për të mirën e vendit. Kreu i Shtetit uroi shtetin shqiptar që Krishtlindjen e ardhshme ta gjejë brenda BE, por kjo sipas tij kërkon angazhimin e të gjitha palëve. Rama dhe Basha uruan besimtarët në rrjetet sociale.
Ndryshe nga Kisha Katolike që nuk pret vizita zyrtare nga politikanët, Kisha Ortodokse në Tiranë ka marrë mesazhe dhe urime nga krerët e shtetit.
Në ditën e Krishtlindjes, president i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës që të bashkëpunojë për rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
Meta: Është një ditë që na fton të gjithëve të shtojmë urtësinë dhe mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë jo vetëm më të gëzuar dhe më të bashkuar, por edhe të na gjejnë me negociata të çelura për anëtarësimin në BE.
Ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi një urim të veçantë ka patur për të gjithë emigrantët shqiptarë.
"Krishtlindjet, gëzim i brendshëm dhe paqeje. Një urim i veçantë emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe?, përfundon Ruçi urimin e tij
Ndërsa kryeministri Rama ka uruar shqiptarët me anë të një video me të publikuar në rrjete sociale, ku disa fëmijë këndojnë këngën festive me titull ?Nuk festoj pa ty?.
Rama: Mirëmëngjes dhe Krishtlindje të gëzuar!
Ashtu si kreu i qeverisë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar besimtarët e krishterë.
Basha: Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!
Monika Kryemadhi i ka kujtuar klasës politike përgjegjësitë që kanë për popullin shqiptar.
Kryemadhi: Mendoj që dakordësia dhe paqja e politikës do të sillte begati për shqiptarët dhe mendoj që politika duhet ti kthejë sytë nga besimi sepse besimi në Zot do ti japë politikës dhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë që të mos gabojë, por të ecë aty ku duhet, tu shërbejë qytetarëve të saj.Një politikë që nuk i shërben qytetarëve të saj nuk është më politikë, por është armiku i qytetarëve të saj.
Ndërsa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka bërë thirrje për shumë solidaritet mes njëri-tjetrit.
Besimtarët e krishterë që në orët e para të mëngjesit morën pjesë në meshat në të gjithë vendin për të festuar lindjen e Jezu Krishtit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/politika-uron-krishtlindjet-thirrje-me-shume-bashkepunim