Shqipëria ka risk të ulët/ Ngrihet task-forca për virusin që ka prekur Kinën

Top Channel Albania 2020-01-27

Views 0

Edhe pse OBSH nuk ka shpallur ende emergjencë ndërkombëtare dhe Shqipëria ka një risk të ulët për të prekurit nga koronavirusit.


Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur task-forcën për të marrë masat dhe për të rritur gatishmërinë në të gjitha strukturat e saj, Ndonëse ka një menaxhim ndërkombëtar për koronavirusin, Shqipëria është në fazën e shpërndarjes së informacionit tek mjekët dhe në popullatë për të ruajtur kushtet higjenosanitare.

Ministrja e Shëndetësisë tha se disponojmë një survejencë të mirë dhe se laboratori ynë në ISHP është i certifikuar dhe mund të vendosim diagnozën nëse do të kemi raste të prekura.

Ndërkohë në aeroporte dhe portet e vendit janë trajnuar mjekët për skanimin e udhëtarëve. Ekipi i mjekëve sinjalizon ekipin e linjës ajrore apo detare se në bord ka ose jo shtetas që vijnë nga Kina e më pas ata i nënshtrohen menjëherë skrinimit.

Ndërkohë ekspertët e shëndetit theksojnë se ende nuk ka sinjalizime nga OBSH nëse rriskojmë nga marrëdhënia tregtare. Për momentin thuhet se është rritur transmetimi i virusit nga njeriu tek njeriu

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirus#OBSH#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form