Lirohet presidenti i Vllaznisë Myftar Çela - (19 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-26

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Presidenti i Vllaznisë Myftar Çela është liruar sot në sallën e gjyqit, 4 ditë pas arrestimit të bujshëm. Ka mjaftuar pagesa e detyrimit dogaor prej 45 milion lekëve dy ditë më parë që ptokurori të tërheq të gjitha akuzat ndaj Çelës.

Presidenti i Shkodranëve ka lenë sallën e gjyqit sëbashku me të gjithë stafin kuq e blu dhe pjesën më të madhe të skuadrës, që kishin udhëtuar sot drejt Durrësit që në orët e para. Në mikrofonin tonë presidenti 40-vjeçar duket më shumë i ofenduar sesa i gëzuar që gjithçka mori fund.

Myftar Çela:- ?E ndjej veten shumë të fyer se nuk e kam merituar atë që më është bërë nga organet e hetuesisë së Durrësit. E quaj diçka të qëllimshme nga ndonjë që ka pas qëllime personale për me bë bujë diku. Unë nuk e meritoj të arrestohem për detyrime financiare se nëse do ishte për detyrime financiare kjo I takon doganës e cila mund të më bllokonte?.

Marrdhëniet e numrit 1 të Vllaznisë duket se do të vazhdojnë me organet e gjyqësorit, por në pozita të ndryshme.

Myftar Çela:- ?Unë tash jamë liru detyrimisht do ta kërkoj dëmshpërblimin se është më shumë çesti që është bërë ndaj meje se ajo vlerë që për mua s?ka rëndësi?.

Sot futbollistët e skuadrës më të vjetër të vendit nuk u stërvitën, jo se e vendosi trajneri i tyre por sepse një prokuror ka vendosur ti mbledh taksat me pranga./tvklan.al

Gazetar ? Dritan Shakohoxha

Share This Video


Download

  
Report form