Së paku 34 trupa amerikane janë diagnostikuar me pasoja traumatike në tru pas një sulmi nga iranianët në bazën e tyre në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni.
Së paku 17 ushtarë janë ende nën mbikëqyrje mjekësore, deklaruan autoritetet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më herët kishte thënë se asnjë anëtar i trupave amerikane nuk ishte lënduar nga sulmi i 8 janarit që erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-ja.
I pyetur për zhvillimet e fundit, gjatë Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Trump u përgjigj ?Kam dëgjuar se kanë disa kokëdhembje, por mund të them se nuk është aq serioze?.
?Nuk i konsideroj si pasoja serioze duke u bazuar në ato se çfarë kam parë më herët?, shtoi ai.
Pentagoni kishte deklaruar se asnjë ushtar nuk ishte vrarë gjatë sulmit ajror të Iranit në bazën Ain al-Asad.
Zëdhënësi i Departmentit të Mbrojtjes, Jonathan Hoffman, u tha gazetarëve të premten se tetë nga të prekurit ishin dërguar në SHBA për trajtim të plotë derisa nëntë tjerë janë duke u trajtuar në Gjermani.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#SHBA#TopChannel