#tvora #rtvoranews
Iraniani i shpallur non grata për 15 vite në vendin tonë, është dëbuar këtë të enjte drejt Italisë, pasi konsiderohet person që cenon sigurinë kombëtare. Burime nga policia bëjnë me dije se ai ka mbërritur në vendin tonë 6 muaj më parë, për të qëndruar tek disa miqtë e tij. Antiterrori është duke mbikëqyrur edhe 3 persona të tjerë, dy prej tyre shokë të 29-vjecarit të dënuar, të cilët janë parë rreth kampit të muxhahedinëve në Manzë.
Dabiel Kassrae, iraniani i shpallur ?non grata? në vendin tonë, është dëbuar mëngjesin e kësaj të enjte nga autoritetet shqiptare në drejtim të Italisë.
Largimi i tij drejt vendit fqinj me fluturimin e orës 6 të mëngjesit është bërë pasi i riu kishte nënshtetësi italiane.
Antiterrori e kishte mbajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e që dyshohet se është infiltruar nga Inteligjenca iraniane.
Monitorimi i tij ka nisur pak kohë pasi ka mbërritur në vendin tonë rreth 6 muaj më parë.
Burime nga policia bëjnë me dije ai ka hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit në mënyrë të rregull, me dokumentet italiane të cilat i dispononte.
Në momentin që ai ka hyrë në territorin shqiptar, ka deklaruar se do të qëndronte tek disa miq të tij, por pas lëvizjeve të dyshimta që ai kryente, agjentë të Antiterrorit iu vunë në ndjekje për të zbuluar më shumë të dhëna për të.
Kështu rreth një muaj pas hyrjes së tij në territorin shqiptar, Kassraee është parë shpesh të lëvizte në kampin e muxhahedinëve në Manzë.
Nisur nga kjo gjë, por edhe nga disa ankesa të ish-anëtarëve të MEK që jetojnë brenda në kamp, policia u detyrua të shtonte masat ndaj tij, për t?i zbuluar edhe personat e të cilët 30-vjeçari ka bashkëpunuar.
Gjatë kohës që Dabiel Kassrae ka qëndruar në Shqipëri ai është përpjekur të mbledhë informacione për azilantët e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri.
Krahas tij janë dhe 3 persona të tjerë të cilët janë duke u monitoruar, 2 prej të cilëve janë miq të 29-vjeçarit Kassrae.
Ndërsa i dyshuari i tretë mendohet të jetë ish-anëtar i MEK, i cili kishte synim të merrte informacione rreth kampit në Manzë.
Dabiel Kassraee u shpall ?non grata?, duke mos u lejuar të futet në Shqipëri për 15 vite me radhë.
Më herët, Shqipëria vendosi të shpallë ?non grata? edhe dy përfaqësues diplomatikë iranianë në Shqipëri.
Kurse në dhjetor të vitit 2018, qeveria shqiptare dëboi edhe Ambasadorin iranian në Tiranë dhe një diplomat të kësaj Ambasade për cënim të sigurisë kombëtare.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/i-infiltruar-per-te-vezhguar-kampin-e-muxhahedineve-ne-manze-debohet-drejt-italise-spiuni-iranian/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit....