TIRANË - Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ju përgjigj në "Pa Protokoll" ish-kryeministrit Sali Berisha i cili në një intervistë televizive e akuzoi si urdhëruesin e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.
"Është e 150 herë që e bën. Përgjigjen Berishës ja kam dhënë me kohë se e ka ngritur dhe në komision parlamentar. Berisha ishte më i interesuari për ta vrarë, meqënese ai përfitoi nga ajo vrasje. Unë e kisha detyrë për ta ruajtur dhe e kam paralajmëruar i kam ofruar edhe rojë, ndërkohë që i interesuara ishte ai vetë", tha Klosi në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.