Rihapet dosja 'Hajdari'! Berisha, Nano, Topalli e Klosi do dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit

Report TV 2019-03-18

Views 0

Pas 17 vitesh nga dënimi në mungesë, Izet Haxhia truprojë i ish-presidentit Sali Berisha fiton të drejtën e rigjykimit nga drejtësia shqiptare, duke rihapur kështu të konsideruarën vrasja e shekullit, atë të ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes 'Hajdari' dhe procesi do të rinisë në Gjykatë e Shkallës së Parë. Haxhia është dënuar me 25 vite burg, vendim i marrë në mungesë të tij, autorësinë e të cilit nuk e ka prnauar asnjëherë.

Vendimin e rihapjes së procesit avokati i Haxhisë, Bashik Nikolla e cilësoi të drejtë duke paralajmëruar se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.

"Më në fund pas një kohë të gjatë vendoset një e drejtë procedurale në vendin e duhur. Gjykata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e çdo të gjykuari të jetë në senacë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. Hapet e drejta për t'u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulate, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha", u shpreh avokati.

Në dokumentin e siguruar nga ReportTv pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.

Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.

Nga ai dënim e deri në Maj 2018 kur Izet Haxhia erdhi nga Turqia, ai ishte në arrati ku kërkonte rihapjen e procesit.

Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.

Ndërsa këtë të hënë tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë.

Ish-lideri i dhjetorit '90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike.

Për këtë krim u dënuan disa persona përfshi dhe ish truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia me 25 vite burg.

Share This Video


Download

  
Report form