Metodologjia për zgjerim shtyhet për në shkurt, presidenti i KE-së viziton Shkupin e Tiranën

alsatmtv 2020-01-24

Views 1

Metodologjia e zgjerimit të BE-së nuk pritet të prezantohet më 29 janar, ashtu siç ishte paralajmëruar disa herë. Një zëdhënëse e Komisionit Evropian konfirmon për Alsat se javëve në vijim do të prezantohen propozimet e KE-së për ta modernizuar metodologjinë e zgjerimit, që do të thotë se deri në fund të këtij muaji KE-ja nuk do të del me një metodologji të unifikuar. Zëdhënësja e KE-së thekson se ajo që është e qartë për KE-në është se modernizimi i procesit të zgjerimit duhet të shkojë paralelisht me hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pret që në Samitin e Zagrebit në maj të gjitha shtetet anëtare të pajtohen për këto dy gjëra.

Share This Video


Download

  
Report form