Shqipëria, që sot nuk ekziston më si dikur, vjen nëpërmjet jetës së punëtorëve dhe fëmijëve të viteve ?80 në tre filma dokumentarë të regjisores Adriana Elini (1937-1994) që u prezantuan në sallën e Arkivit Qendror të Filmit. Drejtoresha e këtij institucioni, Iris Elezi, e cilëson këtë iniciativë një mënyrë për të nderuar regjisoren, që prej 25 vitesh nuk është më midis nesh, por edhe për të parë kontributin e saj të gjatë viteve të realizmit socialist në kinematografi. Ndërsa, kineastë, familjar edhe miq, janë bërë bashkë për të kujtuar Elinin.