Report TV - Të shtëna me armë zjarri te 'Uji i ftohtë' në Vlorë

Report TV 2020-01-24

Views 0

VLORË - Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë, në lagjen "10 Korriku". Policia është njoftuar për të shtëna me armë në orën 11:40 ndërsa e mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete. Dyshimet paraprake janë për një atentat të mundshëm, megjitathë rrethanat janë shumë të paqarta. Dëshmia e një gruaje, i ka çuar hetuesit drejt kësaj piste, pasi ajoka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka telefonuar duke i thënë se: Më qëlluan, shpëtova mirë. Pas kësaj telefonate ai është larguar dhe ende nuk dihet nga policia se ku ndodhet. Në vendin e ngjarjes policia gjeti të parkuar, automjetin tip Porche të personit në fjalë, makinë e cila nuk ka shenja plumbash.

"Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen "10 Korriku" Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS