Report TV -'Pa gjurmë' gjen pas 22 vitesh 36 vjeçaren, telefonata rrëqethëse e prindërve me vajzën

Report TV 2020-01-24

Views 1

TIRANË - Thuajse e pabesueshme për familjarët: 22 vite e zhdukur, Pa "Gjurmë" gjen Teuta Rrahmanin, sot 36-vjeçe. Teuta vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së kërkuari, në një telefonatë në emisionin "Pa Gjurmë", duke thënë se ndodhet mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë (të cilin nuk e tregojmë), ndërsa për momentin gjendet me pushime në Holandë. "Pa Gjurmë" e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë e dy fëmijëve dhe thotë se kishte afro 5 vite që kërkonte të lidhte kontaktet me familjen, por nuk kishte mundur. Emocione të papërshkueshme për familjarët, por edhe për stafin e "Pa Gjurmë" që dha lajmin e mirë për të.

Rrëqethëse momentet kur nëna dëgjon për herë të parë zërin e vajzës së saj 22 vite pas, e cila e ka bërë gjyshe dy herë.Pa "Gjurmë" realizoi telefonatën që solli mjaft lot gëzimi në studio.

Nëna: Ku je o zemër
Teuta: Mami im
Nëna: Ku je shpirt i nënës, si je?
Tetuta: Mirë jam, ti mirë je mami?
Nëna: Mirë jam mami, mirë, o shpirti im. Kam 20 vjet që të kërkoj oj bijë.
Teuta: E mora vesh moj mamë.
Nena: Si ke qenë ti nënë?
Teuta: Unë mirë jam mami.

Babai (dridhet nuk mundet të flasë) :" Vetëm të jetë mirë".

Share This Video


Download

  
Report form