TIRANË - Thuajse e pabesueshme për familjarët: 22 vite e zhdukur, Pa "Gjurmë" gjen Teuta Rrahmanin, sot 36-vjeçe. Teuta vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së e kërkuari, në një telefonatë në emisionin "Pa Gjurmë", duke thënë se ndodhet mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë (të cilin nuk e tregojmë), ndërsa për momentin gjendet me pushime në Holandë. "Pa Gjurmë" e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë e dy fëmijëve dhe thotë se kishte afro 5 vite që kërkonte të lidhte kontaktet me familjen, por nuk kishte mundur. Emocione të papërshkueshme për familjarët, por edhe për stafin e "Pa Gjurmë" që dha lajmin e mirë për të.