Duke e cilësuar Reformën Zgjedhore si jetike për vendin, ish-Kryeministri Sali Berisha është i mendimin që ulja e opozitës jashtë parlamentare në një tavolinë me mazhorancën, tregoi se ajo vuri para interesin e Shqipërisë.
?Rrëzohej apo nuk rrëzohej Rama, kjo reformë ishte jetike, jo se kjo do të bëjë zgjedhjet e lira, absolutisht jo, por ishte jetike. Pse unë jam për të. Sepse raporti i fundit i ODIHR shkatërroi përfundimisht zgjedhjet, i asgjësoi zgjedhjet, me vërejtjet me sugjerimet, me kritikat. Atëherë nëse opozita, pas këtij raporti thoshte që unë nuk ulem, opozita së pari këtu nuk vinte interesat e Shqipërisë përpara. Edhe opozita nuk mund të mos verë interesat e Shqipërisë përpara. Opozita është vetëm për zgjedhjet. Përndryshe opozita tregon se nuk e ka Shqipërinë të parën?./tvklan.al