TIRANË- Qeveria ka miratuar fondin prej 2.5 milion lekësh për bonusin e mjekëve, për të gjithë ata që do të shkojnë me shërbim në spitalet rajonale.
Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, pjesë e bonusit do të jenë të gjithë ata mjekë specialistë që do të dërgohen për periudha të caktuara për të punuar në spitalet e qyteteve të tjera, ku përveç pagës do të përfitojnë dhe bonus.