TIRANË-Mjekët, specialistë në rrethe, shumë shpejt pagë si të punonin jashtë Shqipërisë.
Këtë premtim dha sot kryeministri Edi Rama në ambientet e fakultetit të Stomatologjisë ku prezantoi projektet të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, (QSUT).
Sipas Ramës, paga duhet të jetë një justifikim që mjeku i QSUT të shërbejë dhe në rrethe dhe jo të lodhet qytetari drejt Tiranës.
?100 mijë lekë të vjetra dita për mjekët e QSUT që do të shkojnë në rrethe?, u shpreh Rama.
Kryeminstri theksoi se me 5 mijë lekë të reja dita do të paguhet një mjek i spitalit rajonal që do të shkojë për konsulta në zonat rurale të rrethit të tij.
Sipas Ramës, po të rriten pagat e sigurt që mjekët nuk do të bëjnë korrupsion. Ndaj nëse ai kirurgu brenda apo ai mjeku roje do të kenë paga më të mira, e sigurt që korrupsioni nuk do njihej në masë, tha ai.
?Krahas rritjes 10%, rritje page me 25% për mjekët e Reanimacionit e Urgjencës. Do dyfishojmë pagën e shërbimit të mjekut roje?.