Për të gjithë fermerët që të marrin fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave sepse tek fidani fillon çdo gjë, është baza për suksesin e prodhimit." ky ka qenë mesazhi i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, për fermerët.
Ministri vizitoi në Berat një prej fidanishteve më të mëdha të zonës, ku përgatiten fidanë të hardhisë, ullirit dhe pemëve frutore.