Erieta Avdyli e zhdukur - (12 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-20

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kush e ka parë këtë grua të njoftoj sa më parë në këtë numër telefoni. Është Erieta Avdyli 33-vjeçare punonjëse e UNICEF-it. Ajo është zhdukur prej dy javësh dhe që atëhere asgjë nuk dihet mbi fatin e saj. Kërkimet e policisë nuk kanë sqaruar ende vendodhjen e saj. Nënë e dy fëmijëve Erieta ka humbur çdo gjurmë.

Përveç kërkimit nga policia tashmë edhe familjarët e Erietës dhe kolegët e saj të UNICEF-it kanë vendosur të kërkojnë. Postera të shumtë të fotografisë së saj janë vendosur në qendër të Tiranës. 5 milion lekë ofrohen për atë që di diçka apo ka parë gruan, për të cilën më shumë se kushdo çdo ditë pyesin dy fëmijët e saj të vegjël./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Share This Video


Download

  
Report form