Lajme Arkiva 2000
Këto janë Edri dhe Sibora Avdyli ku prej tre muajsh luajnë në këtë oborr dhe banojnë në këtë shtëpi të xhaxhai të tyre në Laç. Përveç njëri-tjetrit, dy fëmijët e çiftit Avdyli pas vdekjes së nënës dhe arrestimit të babait, për prind dhe familje kanë xhaxhi Lulzimin dhe teta Izotën si dhe dy fëmijët e tyre.
Sibora 4 vjeçe nuk e ka tani të vështirë të afrohet më këto mysafirë e t'u tregojë për lodrat dhe shoqet e reja, ndërkohë që më i heshtur është Edri. Të vetmin shok ka kushëririn e tij Ari me të cilin luan në oborrin e shtëpisë.
Sibora shprehet se e ka marrë malli për shoqet dhe për mamanë e saj. Edhe Edri të tregon se si e kalon kohën këtu. Të dy fëmijët kanë krijuar një botë tjetër. Të dy nuk e dinë se çfarë shkruajnë gazetat për ta, për të ëmën, të atin, madje as për proceset gjyqësore apo për kujdestarinë e tyre.
Izota shprehet se në fillim e kishte të vështirë sidomos me Siborën por me kalimin e kohës filloi të mësohej dhe të ambientohej me të gjithë./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/