TIRANE- Kuvendi nisi sot sesionin e ri parlamentar, që shënon edhe 100-vjetorin e punimeve të tij , me një vendim të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Me 98 vota pro, përmes një modeli elektronik të aplikuar për herë të parë, u zgjodh në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani
Metani është vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, e cila për të shmangur konfliktin e interesit nuk mori pjesë në votim, proces nga i cili zgjodhën të qëndronin jashtë dhe 8 deputetë të tjerë, ndërsa 8 të tjerë votuan kundër. Po me anë të votimit elektronik që shkatoi vonesa duke qenë se aplikohej për herë të parë, u zgjodh edhe kreu i ri i Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi, e cila do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Ahmetajn, që sot u rendit krah ministrave të kabintetit qeveritar me postin e ministrit të Rindërtimit.